TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xherdan Shaqiri ia ka dërguar një dhuratë speciale legjendës së Manchester Unitedit, Gary Nevill, që nuk ka kursyer kritikat për shqiptarin.
Neville kishte humbur bastin nga Carragher, dhe është dashur që ta merr një fanellë të Liverpoolit me numrin 23.
Në këtë bast është futur Shaqiri, i cili ia ka dërguar fanellën e tij, në të cilën shkruhej: “Për fansin tim numër një, të lutem mos e kthe mbrapa”.
Legjenda e Manchester Unitedit, nuk është një simpatizues i sulmuesit shqiptar të Liverpoolit, pasi e kishte kritikuar atë gjatë Kupës së Botës.
Ai kishte thënë se Shaqiri mund ta luajë një lojë të mirë ose ta shënojë një gol të bukur por pastaj për disa ndeshje shëtit nëpër fushë pa bërë asgjë.
