TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tekniku i Liverpulit, Jurgen Klop ishte shumë i revoltuar në konferencën e tij për shtyp pasditen e së premtes, kjo për shkak se skuadrat e tjera nuk po japin ofertat e duhura për lojtarët që tekniku gjerman ka nxjerrë në shitje.
Në fjalën e tij para medieve britanike, Klop tha: ” Asnjë lojtar nuk do të largohet nga klubi nëse nuk do ta lejoj atë. Nëse ai largohet, atëherë ta dini se unë i thashë po.
“Ka të bëjë me situatën, është se si është oferta. Para së gjithash, lojtari është kryesori për ne, e jo paratë. A mund t’i japim atij mundësinë që të luajë apo jo? Nëse ai dëshiron të largohet, a mund ta bëjmë këtë apo jo?
“Kështu që ne po shqyrtojmë të gjitha mundësitë, por nuk dua të mbaj lojtar që nuk do t’i aktivizoj. Do të ishte më mirë edhe për ta që të luanin për dikë tjetër, por për ofertën e duhur, në të kundërt… kampionati është i gjatë dhe të gjithë do luajnë.
“Matip është pothuajse i rikthyer në 100% të formës, mund të shpresojmë që të jetë pjesë e skuadrës të hënën. Nëse jo, atëherë ne kemi Lovren, i cili është ende pak i dëmtuar, por mund të luajë.
Ne kemi dhe të riun Nat Filips, por nëse na duhet medoemos një qendërmbrojtës, atëherë Fabinjo mund të luajë në atë pozicion”,- përfundoi Klop.