TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Londër nuk kanë më durim. Humbja e parë për Arsenal në debutimin në kampionat kundër Manchester City dhe për teknikun Unay Emery aventura londineze fillon menjëherë në ngjitje.
Tifozët e skuadrës nga veriu i Londrës janë ndarë në opinione, duke vënë nën presion menjëherë teknikun e ri, madje ka nga ata që janë penduar për largimin e Arsen Venger.
Arsenal ka bërë një nga perfomancat më zhgënjyese, duke pësuar dy gola të Citizens me Sterling e Bernardo Silvën që i kanë dhënë suksesin e parë kampionëve në fuqi të Manchester City të drejtuar nga Guardiola.