TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Probleme me drejtësinë për lojtarin e Augsburgut, Caiuby. Prej disa muajsh, brazilianit të Augsburgut po i ndodh gjithçka. Në maj u akuzua për agresion dhe tani akuza se ka udhëtuar pa biletë në tren. Gjoba është e majme, pa folur për problemet me klubin.
Pas ndeshjes së fundit të kampionatit që shkoi, Caiuby pati një zënkë me një tifoz, i cili po e shante në rrugë. Pasi i tha disa herë djaloshit ta linte rehat, braziliani e goditi me kokë në fytyrë. Tifozi e denoncoi lojtarin e Augsburgut, por nuk është ky problemi i vetëm.
Javët e fundit Caiuby është gjobitur nga klubi, pasi është paraqitur me 9 ditë vonesë në stërvitje, ndërsa tani akuzohet se ka shfrytëzuar mjetet e transportit publik pa paguar biletën. Gjithçka ka ndodhur në tetor të 2017-ës, kur Caiuby udhëtoi me tren nga Mynihu në Augsburg pa paguar 20 eurot e biletës.
Në Gjermani, gjobat vihen në bazë të përfitimeve që ka personi dhe në bazë të precedentëve. Braziliani, me sa duket, ka pasur precedentë dhe gjoba për të është e kripur: 30 mijë euro. Çështja tani mund të vazhdojë në gjyq. Caiuby ka bërë animimin dhe pretendon se e kishte zënë gjumi në tren dhe kishte shkuar më larg Augsburgut. Ai është kontrolluar në Ulm dhe kishte një biletë të vlefshme për në destinacionin e tij. Por drejtësia gjermane nuk të fal, edhe pse për brazilianin duket një padrejtësi e madhe. Për të kursyer 20 euro, tani duhet të paguajë 30 mijë euro.