TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, i plāgosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Tufinë, rreth orës 20:40. I mituri ka qenë duke kaluar rrugën, në mometin që automjeti me drejtues të identifikuarin me iniciale, A.A., e ka përplāsur.
Për pasojë, 15-vjeçari ka mbetur i plagosur. Aktualisht, ai ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëuar për në komisariat.
Njoftim i policisë Tiranë
Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.