AKTUALITET, 13 Gusht 2020, 22:02

Konfirmohen 204 raste të reja me koronavirus në Greqi, ndërrojnë jetën pesë persona

Konfirmohen 204 raste të reja me koronavirus në Greqi,

EODY njoftoi për 204 raste të reja të koronavirusit në Greqi. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 6381.

22 pacientë trajtohen të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.

136 pacientë janë larguar nga ICU.

Po sot janë regjistruar edhe pesë vdekje të reja, duke shkuar në 221 numri i pacientëve të vdekur nga coronavirusi.