AKTUALITET, 4 Mars 2019, 17:30

Frikë nga protesta/ Rama rrethon parlamentin me tela me gjemba dhe kamera të shumta survejimi

Protesta e paralajmëruar ditën e nesërme, në orën 10:00,  nga opozita, duket se ka frikësuar kryeministrin Rama. Parlamenti i Shqipërisë është rrethuar me tela me gjemba, ndërkohë që jashtë tij janë vendosur kamera të shumta për të survejuar protestuesit. Gjithashtu, mësohet se policia dhe garda do të krjijojnë një kordon me skela, për të penguar hyrjen e protestuesve në Kuvendin e Shqipërisë.

Kujtojmë se policia e Shtetit, ka refuzuar t'i japë leje opozitës, për zhvillimin e protestës.

Këto masa ekstreme,  vijnë si pasojë e paralajmërimit për një protestë masive, ku qëllimi është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeveria tranzitore.

Opozita ka dorëzuar mandatet parlamentare dhe tashmë ka vendosur të protestojë deri në largimin e qeverisë. Ditën e nesërme, do të bëjnë betimin deputetët fasadë që pranuan mandatin parlamentar, nga listat e LSI dhe PD, gjë që pritet të shkaktojë tensione jashtë sallës së Kuvendit.

Pritet që policia të vijojë të ndërmarrë akte jo proporcionale në raport me dhunën e protestuesve, siç është hedhja e gazit helmues, i cili është përdorur në dy protestat e opozitës, për të shpërndarë protestuesit. Por, këtë herë partitë e opozitës, kanë paralajmëruar se protestuesit do të jenë të pajisur me mjete që do të mund të përballojnë gazin helmues.

/TPZ.al/

Foto: Kamera të shumta vendosen përballë Kuvendit