TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese është diskutuar për ndryshimin e pr/ligjit për Koncesionet dhe PPP. Opozitarët kanë qenë ata që kanë ngritur dyshime, ndërsa mes tyre deputeti Agron Shehaj, ka ngritur shumë pikëpyetje rreth koncesionit të rrugës Orikum-Dukat.
Albana Shkurta zv.ministre e Financave: Çdo proces që ka nisur do vazhdojë në kuadër të ligjit në fuqi.
Agron Shehaj: Pra do vazhdoni të vidhni…Zonja nuk na dha përgjigje, ju jeni mazhoranca këtu, duhet të përgjigjeni.
Lorenc Luka: Pra po riparoni diçka të gabuar që keni bërë. Mos ndoshta abuzoi minsitri i kaluar? Bëri veprime të papërgjegjshme? Duhet të ketë një arsyetim pse sillet sot ky pr/ligj? FMN dhe opozita prej vitesh kanë kërkuar të ndalohen këto PPP se po rrisnin borxhin publik në mënyrë kriminale.
Albana Shkurta zv.ministre e Financave: Puna për përgatitjen e këtij pr/ligji ka kohë që ka filluar. Ka qenë në diskutime. Në hartimin e këtij pr/ligji janë marrë parasysh sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare por edhe rekomandimet apo komentet e marra nga ambienti brenda vendit.
Ne mendojmë që ky pr/ligj adreson shqetësimet që kemi marrë. Këto projekte nuk është se nuk do ofrohen më, por eliminohen marrja e iniciativës nga privatët përmes një oferte të pakërkuar.
NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR KONCESIONET DHE PPP
Ligji ri, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti do të sjellë një ndryshim në menaxhimin dhe kontrollin e PPP-ve.
Me ligjin e ri nuk do të mund të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, përveçse në porte aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.
Gjithashtu do të shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe do të forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP dhe gjatë zbatimit të kontratave.