AKTUALITET, 26 Mars 2018, 13:12

Dosja 'Tahiri', mblidhet komisioni, PS-PD miratojnë në parim rregulloren

Dosja 'Tahiri', mblidhet komisioni, PS-PD miratojnë në parim

Komisioni hetimor për çështjen ‘Tahiri’ është mbledhur ditën e sotme, ku ka miratuar në parim rregulloren. Rregullorja në tërësi është miratuar me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.

Dy relatorët, Enkelejd Alibeaj i PD dhe Klotilda Ferhati, nga PS kërkuan që votimi të jetë i fshehtë, por deputetët socialistë, Bashkim Fino dhe Paulin Stërkaj, dolën kundër, duke kërkuar mbledhje të hapura.

Pas diskutimeve mes anëtarëve të komisionit, u arrit në përfundimin që kur e vendos shumica e anëtarëve votimi do të jetë i fshehtë, në raste të tjera do të jetë i hapur.

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka kërkuar që plani i hetimit, i kërkuar nga PD, të ketë një afat kohor. “I gjithë plani i hetimit nuk ka një afat kohor. Ka disa kryeministra ku fenomeni i kanabisit është shfaqur. Plani i hetimit duhet të rishikohet dhe rivlerësohet edhe një herë”, tha Ndreu.