AKTUALITET, 4 Mars 2019, 12:46

Makina përplas për vdekje 34 vjeçarin në Sukth

Makina përplas për vdekje 34 vjeçarin në Sukth

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Sukth. Sipas të dhënave të para, një automjet ka aksidentuar dhe ka lënë të vdekur në vend një kalimtar.

Policia bën me dije se ne afërsi të mbikalimit shtetasi A.S., 34 vjeç, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Informacion paraprak

Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15 , në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit , shtetasi A.S., 34 vjeç , banues në Durrës , duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.