TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Tiranës lexoi pretencën ndaj 4 të pandehurve për vrasjen e Marvi Mihalit.
Në seancën e sotme prokuroria ka kërkuar 24 vite burg për Dejvi Bitrajn, 20 vite për Marsel Allën, 18 vite për Eugen Bitrajn dhe 25 vite për Kridens Allën.
Sipas prokurorisë, autori i ngjarjes është Dejvi Bitraj, ndërsa 3 të pandehurit e tjerë, kanë qenë bashkëpunëtor.
Ndërkohë, gjatë seancës së sotme, prokuroria dha edhe vlerësime të saj mbi veprimet e autorëve të dyshuar, duke i konsideruar të papranueshme.
Gjithashtu, edhe për personin që nisi sherrin, prokuroria e konsideroi një veprim të papërgjegjshëm, që solli pasojë të rëndë.
Jashtë seancës, babai i një prej të pandehurve, e konsideroi kërkesën e prokurorisë, si të padrejtë.