AKTUALITET, 21 Dhjetor 2018, 23:00

FOTOLAJM/ Çfarë po bisedojnë kokë më kokë në kafe Gjiknuri dhe kreu i ARRSH

FOTOLAJM/ Çfarë po bisedojnë kokë më kokë

Foton e mësipërme e ka publikuar në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha. Aty shihen në një nga baret e Tiranës, ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro.

Skandali i tenderit të Unazës së Madhe, loti i parë i së cilës u fitua nga kompania DH Albania me dokumenta të falsifikuara i ka vënë të dy nën akuzë nga opozita.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan: “Dami me Qëndron ne kafe klandestine por në kohe reale: Vodhëm, por na kapen me presh ne dorë! Si t’ja bëjmë??!!” – shkruan Berisha.