TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkaktoi interes emërimi si zëdhënëse e Federatës Shqiptare të Futbollit pak vite më parë. Në një ambient mashkullor, Jona Dervishi u bë shpejt një emër që zuri vend në portalet dhe faqet e gazetave rozë. Ajo është përmendur shpesh edhe nga ish kryeministri Sali Berisha, në lidhje me njohjen e saj me Olsi Ramën. Por duket se kësaj aventure i ka ardhur fundi.
“Panorama Sport” raporton se largimi i Dervishit nga FSHF është punë ditësh. Sipas të njëjtave burime, Dervishi është duke bërë plane të reja për një tjetër projekt. Largimi i saj nga Federata shihet si fillimi i një reforme të thellë në FSHF.
Nuk dihet ende nëse Dervishi është e para në listën e reformës, apo është ajo që ka zgjedhur të punojë në një tjetër projekt. Pritet që nga Federata të ketë edhe ndryshime të tjera.
