AKTUALITET, 28 Maj 2018, 21:55

Abramovich-it i refuzohet viza angleze, merr nënshtetësi izraelite

Miliarderit rus, Roman Abramovich, i është refuzuar viza në Mbretërinë e Bashkuar. Abramovich, është pronari i klubit të futbollit "Chelsea". Ai është një prej personave më të pasur në Britani, që prej vitit 2003, kur bleu klubin e Chelsea. Viza e Abramovich, skadoi muajin e kaluar dhe nuk i është rinovuar. Qeveria britanike, ka refuzuar të komentojë këtë rast. Tashmë Abramovich, ka vendosur të marrë nënshtetësi izraelite. Ai do të shpërngulet në Izrael ku mësohet se ka blerë edhe një pronë.

 /TPZ.AL/