AKTUALITET, 11 Korrik 2019, 12:33

FOTO/ Zbulohen eshtra njerëzish në qendër të Korçës

Punimet në lulishten "Shën Maria" në qytetin e Korçës kanë nxjerrë në sipërfaqe disa eshtra.

Dyshohet se eshtrat janë të varreve të vjetra ortodokse.

Vetë banorët thonë se më herët në këtë lulishte pranë kishës kanë qenë varrezat e qytetit.

"Nuk është hera e parë që dalin eshtra në sipërfaqe. Është e patolerueshme të lihen aty dhe e sigurt që më pas i hedhin në kanal. Është mosrespektim i të ndjerëve,"-tha një qytetare.