TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini, kërcënohet përsëri nga persona ende të paidentifikuar.
Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mm ishte adresuar ministrit, njëherësh zëvendës kryeministrit italian.
Zarf i dyshimtë u sekuestrua në shërbimin postar të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences.
Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini e zarfi është marrë për t’u analizuar nga policia.
"Mbi 100 kërcënime me vdekje kam marrë që nga dita kur u bëra ministër", ka komentuar ministri Salvini.
"Është e qartë se fjalët e urrejtjes shprehur nga një tip i majtë, bindin disa mendje të sëmura, por që natyrisht nuk më trembin. Përkundrazi më japin më forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi,"-ka deklaruar ai.
Pak muaj më parë një tjetër zarf me fjalë kërcënuese ku deklaronin se ishin shqiptarë i është adresuar ministrit Salvini.
Por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi zbardhjen e autorëve të letrës kërcënuese.