TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Komisioni Evropian, kanë shqyrtuar projektligjin për median online, të quajtur ndryshe “paketa antishpifje”, të hartuar dhe të miratuar nga qeveria shqiptare dhe po përgatisin komentet e tyre.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në një prononcim për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka theksuar se “presim që qeveria të shqyrtojë komentet tona”.
“Ne e dimë që Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të medias. Si delegacioni i BE-së ashtu edhe Komisioni Europian kanë përgatitur opinionin e tyre në lidhje me këtë dhe kjo ka ndodhur në fakt në pranverën e këtij viti,”- tha Soreca për RTSH-në.
Ambasadori theksoi rëndësinë e projektligjit në fjalë, i cili pritet të kalojë në Kuvend në muajin shtator.
“Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, ne po përgatisim komentet tona, të cilat do t’ia dorëzojmë qeverisë dhe jemi të sigurt që qeveria më pas do t’i marrë ato në shqyrtim me vëmendjen dhe kujdesin që ato meritojnë”,- nënvizoi Soreca.