TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Gjykatën e Apelit në Shkodër po mbahet seanca në ngarkim të ish-deputetit Bardh Spahia, i cili ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë ‘’arrest shtëpie”.
Ajo që është për t’u theksuar në këtë seancë është fakti se vetë Spahia mungon, pasi askush nga komisariati i policisë së Tiranës nuk ka garantuar shoqërimin e tij nga banesa për në Gjykatë.
Kjo ka sjellë dhe ndërprerjen e përkohshme të seancës, deri në sqarimin e këtyre procedurave. Spahia përfaqësohet në këtë seancë nga dy avokatët e tij Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj. Ndërkohë që prokuror i çështjes është Besim Ndragjoshi dhe Marina Rrabashta relatore.
Në mbështetje të ish-deputetit ndodhet në sallën e gjyqit dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi si dhe përfaqësues të tjerë të PD-së.
Bardh Spahia u arrestua pas trazirave në KZAZ-të e Shkodrës, që synonin që të bllokonin procesin zgjedhor të 30 Qershorit.