TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulimi i disa grupeve kriminale shqiptare që kanë baza në Europë, por sidomos paratë vijnë dhe i pastrojnë në Shqipëri, ka bërë që EUROPOL të hapë zyrën e tij në Shqipëri. EUROPOL do të ketë një oficer ndërlidhës në Shqipëri, për të dhënë informacione në kohë reale.
Ardhja e EUROPOL në Shqipëri është konfirmuar në një aktivitet në Policinë e Shtetit, ku ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca dhe Drejtori i Policisë Ardi Veliu.
Luigi Soreca u shpreh se EUROPOL do të ndihmojë më shumë Shqipërinë për sa i përket krimit të organizuar.
“Jam më shumë i bindur se puna e EUROPOL do jetë shumë e mirë në bashkëpunimin me policinë shqiptare.
Ne do të ndihmojmë Shqipërinë për të pasur më shumë rezultat. Edhe mbështetja në aspektin teknologjik është mjaft e rëndësishme për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin dhe sigurinë në vend”, – tha Sorca.
Ardi Veliu tha se: Në vitit 2018 nga EUROPOL janë zhvilluar 8 operacione ndërsa gjatë këtij gjashtë mujori janë zhvilluar 12 operacione, 3 prej të cilëve vetëm gjatë tre muajve të fundit. Në këto operacione edhe policia shqiptare ishte pjesëmarrëse njësoj si homologët e saj.