TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Greqi, për shkak të motit të tmerrshëm, që përfshiu vendin fqinj.
Gjashtë turistë, mes të cilëve edhe dy fëmijë 8 e 2 vjeç, kanë humbur jetën në gadishullin Halkidiki, si dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Mediat fqinje kanë publikuar pamje nga stuhia e madhe, që tregon momentet e tmerrshme, por edhe pasojat e saj.
Siç mund të shihet në videot dhe fotot, nga erërat e fuqishme dhe rrebeshet e shiut janë shkulur pemë, shtëpi e dyqane, janë përmbysur makina, si dhe janë rrëzuar shtylla elektrike, duke lënë vendin pa energji.
Kujtojmë që gadishulli i Halkidikit është një ndër destinacionet e preferuara edhe për shqiptarët, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima shqiptare.
Turistët që kanë humbur jetën janë rusë dhe çekë.
