AKTUALITET, 20 Janar 2019, 09:37

FOTO/ Xhaka status emocionues pas fitores së Arsenalit

Granit Xhaka përpos intervistës që dha pas derbit të Londrës ku Arsenali fitoi kundër Chelsea ka pasur edhe një status emocionues.

Arsenali e mposhti Chelsean me rezultat 2-0 mbrëmë në derbin e xhiros së 23-të të Premier Ligës dhe duket se mesfushori shqiptar nuk ka ngurruar për të shprehur emocionet e tij.

Ju thashë se jemi gati! Krenar me skuadrën”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Ndryshe, pas përfundimit të ndeshjes Granit Xhaka ka thënë se ndihet krenar me shpirtin luftarak të skuadrës së tij dhe se ata do të luftojnë për të përfunduar në pozitë sa më të mirë deri në fund të sezonit.