AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 12:36

Foto\ Veliaj e thotë troç: Dhënia e sipërfaqes së Teatrit tek privati është thjeshtë një detaj

Foto Veliaj e thotë troç: Dhënia e sipërfaqes së

Posi u nxor jashtë nga komisioni i mediat ku pati një përplasje me deputetë e PD-së, Erion Veliaj ka dhënë një prononcim për gazetarët. Ndërkohë, një gazetare në fund t ë fjalës së tij e pyeti nëse do të preket sipërfaqja ekzistuese e Teatrit, ndërsa Veliaj është shmangur duke thënë se këto janë detaje që do të diskutohen me aktorët.

Gazetarja: Sa ekziston mundësia nëse nesër ndërtohet teatri i ri, arrihen negociatat, hapësira e teatrit të të ri të jetë po ajo. Sa është ekzistuesja sot, kjo është ajo çka janë duke kërkuar aktorët çdo ditë.

Veliaj: Sapo më dhatë të drejtë, kjo pyetje që më bëni, ka ngelur tek detajet, pra parimisht aktorët janë dakord për një teatër të ri, por duhet të negociojmë këto detaje. I kemi të gjitha mundësitë t’ia mbërrijmë kësaj negociate.

Pra për Veliajn vendimi për Teatrin tashmë është marrë dhe çështja e sipërfaqes dhe nëse do i jepet privatit pronë publike është thjeshtë një detaj që do e negociojë me aktorët. Në një gjë tillë nuk mund të bëhet pasi prona publike mbrohet me ligj dhe nuk është çështje diskutimi.

Ndiqni video në min. 20:40

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1358076084317510/?t=19