AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 11:46

Foto\Noka nuk e lë rehat Veliajn, i ndërpret edhe fjalën para gazetarëve pasi iku nga Komisioni

Kryebashkiaku Erion Veliaj pasi iku nga mbledhja e komisionit te Medias, ku i kerkohej qe prej fillimit te saj te dilte jashte pasi deputetja e PD Albana Vokshi ne cilesine e kryetares tha se ai ishte i paftuar, ka folur edhe per gazetaret duke shpjeguar pr ligjin qe parashikon shembjen e Teatrit Kombetar.

Por nderkohe, deputeti demokrat Flamur Noka dhe Klevis Balliu qe po zbrisnin shkallet i kane nderprere serish fjalen Veliajt.

“Po ta keni vënë re e kam me pasion këtë punë e sa është mundësia për ta lartësuar Tiranën, e kam bere por nesër do jemi në Barcelonë dhe u ftova nga 2/3 e komisionit dhe thashe po i bejme sot te dyja degjesat. Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth dhe jo seancë për tu dëgjuar. …ky ligj s’është që prish teatrin as që e ndërton por që hap një negociatë dhe thotë të bëjmë një teatër që ndoshta xhepi nuk na e mban por si rasti i stadiumit të kemi nje Teater te ri. PD u themela në një shpi te zona e Kavajës, sot ëstë te SHQUP, atyre personazheve që po silleshin si vandalë që se dinë ku është teatri jo më të kenë parë një shfaqje nga fillimi në fund, pra kishin nevojë për zgjerim. Zaptoi SHQUP-in sa humbi zgjedhjet. Një parti që edhe pse rrihet nga zgjedhja në zgjedhje duhet të zgjerohet …