TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e Fax News, Ambrosia Meta, e ka pyetur kryebashkiakun Veliaj, lidhur me veprimet që do të ndërmerren në rast se aktorët e Teatrit Kombëtar futen në grevë urie. Veliaj, dukshëm i acaruar nga kjo pyetje, i tha gazetares se këtë gjë ja ka sqaruar edhe pronarëve të televizionit ku ajo punon.
Veliaj e kërcënoi gazetaren se do të largohen nëse ajo nuk dëgjon shpjegimin e tij.
Kujtojmë se gazetarja e Fax News, Ambrosia Meta, detyroi pak kohë më parë kryeministrin Edi Rama të largohej me "bisht ndër shalë" nga konferenca për shyp, ku po fliste për drogën dhe përfshirjen e ministrave të Rilindjes në këto afera.
/TPZ.AL/
Ambrozia Meta: Zoti Veliaj ju thatë që Tetri bëhet patjetër, ndërsa aktorët kanë paralajmëruar grevë nëse kjo ndodh, do të përdorni dhunë ndaj protestuesve ashtu siç keni bërë te liqeni?
Veliaj: Faleminderit për pyetjen nga ‘Fax News’, pata një shans që të bisedoja me pronarët tuaj, pasi ishin të vetmit që erdhën në dëgjesën për Teatrin. Por e kuptoj kur një televizion është edhe aktor…
Ambrozia Meta: Përgjigju pyetjes mos fol për pronarët, të pyeta për Teatrin dhe artistët
Veliaj: Po i përgjigjem po duhet të kesh respekt, ne duhet të biemë dakord, në të kundërt ajde këtu dhe nëse të qëndrojnë kamerat vazhdoje ti konferencën.
Dua t’iu ftoj me dashamirësi që ne vërtetë jemi televizion dhe duhet ta rrisim punën tonë, duhet të rrisim klikimet, po ne duhet të mendojmë dhe për më tej, se pas gazetares do bëhesh nënë dhe do çosh fëmijët te Teatri.