AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 10:53

Flamur Noka tenton të nxjerrë me forcë Erion Veliajn nga Komisioni i Medias (video)

Në Komisionin e Medias, ka patur tensione gjatë ditës së sotme, për shkak të prezencës së Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Në Komision ishte thirrur për të raportuar Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për të diskutuar shembjen e Teatrit Kombëtar, por aty është shfaqur edhe kryebashkiaku Veliaj , i cili ka provokuar një debat të ashpër.

Veliaj ka thënë se Partia Demokratike nuk e do zhvillimin e qytetit dhe po mundohet të pengojë ndërtimin e teatrit të ri.  Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ka kërkuar disa  herë nxjerrjen jashtë të kryebashkiakut, por garda nuk i është përgjigjur kësaj thirrje.

Pas një sherri të gjatë, Flamur Noka është çuar nga vendi dhe ka tentuar ta nxjerrë me forcë Veliajn.

Mbledhja ka vazhduar e tensinuar, deri në momentin kur Veliaj vendosi të largohej.

/TPZ.AL/