AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 10:47

Sherr te Komisioni i Medias/ Vokshi: Të nxjerr jashtë se je i paftuar. Veliaj: Ke pasion aktoren, dështove. E ke sjellë teatrin në Kuvend

Sherr te Komisioni i Medias/ Vokshi: Të nxjerr jashtë se je i paftuar.

Ka degraduar ne perplasje dhe fyerje debati ne Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, mes kryetares se Komisionit Albana Vokshi dhe kryetarit te Bashkise Erion Veliaj.

Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar sot ne kete seance per te folur per ceshtjen e Teatrit Kombetar pasi sot pritej ministrja e Kultures Mirela Kumbaro.

“Se di pse ka frike per shpjegimin e nje projektligji qe e ka perparesi per ta konsultuar dhe ndjekur mbarevajtjen se gjithmonë Rama vendos t’ju cojë cift juve të dyve kudo që të shkoni. Ose s’keni aftësinë për të mbrotjur ose s’doni”, iu drejtua Vokshi Kumbaros dhe Veliajt.

Veliaj: Po bën teatër

Vokshi: S’e merrni dot fjalën pa ua dhënë une, ju bëni zhurmuesin atje

Veliaj: Sapo të thashë që nesër Sheshi Skënderbej eshtë për një cmim në Barcelonë

Vokshi: A mund ta mbyllni

Veliaj: Erdha sic më kërkuat

Vokshi: Mbyllni mikrofonin

Veliaj: Po gënjen

Vokshi: Mos u trego arrogant

Veliaj: Sic po bëni me aktorët dhe tratrin

Vokshi: Mos u bëni arrogant mund të qëndroni më lart se kaq

Veliaj: Ki dinjitetin të thuash të vërtetën nëse do të bësh aktoren shko bëj audicion

Vokshi: Ki kujdes me gjuhën që përdor se juve

Veliaj: Erdha për respekt, edhe ti i thua ik, keni frikë?

Vokshi: Ti duhet të zbatosh ligjin

Veliaj:E humbisni kauzën, shkoni me bisht në shalë dhe Tirana fiton

Vokshi: Jeni bërë për të ardhur keq. Unë mund t’ju nxjerr dhe jashtë ke ardhur i paftuar se nuk doni të keni ministren vetëm

Veliaj: Iku koha kur ju nxirrni jashtë. Nesër merr cmim Sheshi Skënderbej nuk mund të jem. Ti do qetësohesh dhe do kuptosh se cdo sulm që keni bërë…

Vokshi: Këtu drejtoj unë jo juve, mbyll mikrofonin

Veliaj: Shiko deputetët e PD të gjithë i ke për kafe te Pazari i Ri. Ke pasion të bësh aktore, dështove dhe ke sjellë teatrin në Parlament

Vokshi: Të dalin kamerat përjashta. Pesë minuta pushim. Ndërpritet mbledhja

Veliaj: Pse ke frikë nga e vërteta? Të ka marrë në qafë kryeministri ty, që të thotë Pamela

Vokshi: I thashe Gardes po Garda ka frike ta nxjerri jashte, cfare ti them une Gardes. (kerkon te nderprese mbledhjen sa te largohet Veliaj)

NOKA TENTON TË NXJERRË VELIAJN ME FORCË NGA KOMISIONI