AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 09:47

Tre shqiptarë arratisen nga komisariati grek, ishin kapur për vjedhje

Tre shqiptarë arratisen nga komisariati grek, ishin kapur për vjedhje

Tre shqiptarë të arrestuar për vjedhje në Greqi, janë arratisur nga komisariati duke u hedhur nga dritarja. Ata kanë shkulur hekurat e dritares dhe më pas janë hedhur nga një lartësi prej 10 metra.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e policisë së Argirupolis në Athinë. Edhe pse policia greke është vënë në ndjekje të tyre, shqiptarët e arratisur nuk janë kapur. Mësohet se policia greke ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen e të arratisurve.