TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Genoa e Sampdoria kanë marrë pjesë në funeralin për 19 nga 41 viktimat e rrëzimit të urës Morandi. Futbollistët, trajnerët Ballardini e Giampaolo, presidentët Preziosi e Ferrero e drejtuesit respektivë kanë mbërritur së bashku në Fiera di Genova për ceremoninë e mbajtur nga kardinali Bagnasco. Mbërritja e skuadrave është mirëpritur nga një duartrokitje e gjatë, edhe për faktin se dy shoqëritë kishin kërkuar që sfidat Sampdoria-Fiorentina e Milan-Genoa të shtyheshin në shenjë zie.
