AKTUALITET, 18 Gusht 2018, 14:25

Çmenduria e Real Madrid, 301 milionë euro për Neymar, nëse UEFA detyron PSG ta shesë brazilianin

Çmenduria e Real Madrid, 301 milionë euro për Neymar, nëse

Real Madrid është gati të përfitojë nga një situatë e paparashikuar për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon me një emër të denjë për të zbutur dëshpërimin e tifozëve të Los Blancos. Spanjollët janë gati të paguajnë 301 milion euro për të sjellë në Bernabeu Neymar, nëse saksionet e UEFA-s detyrojnë PSG ta shesin brazilianin.

26-vjecari është kërkuar edhe më parë nga merengues, por me PSG ende nën hetim, presidenti Florentino Perez po sheh mundësinë për të ndërhyrë. Sipas Sport, Real do të ishte i lumtur të shpenzonte shumën marramendëse për të marrë në skuadër ish-kampionin e Barcelonas.

Kampionët e Ligue 1 janë nën shqyrtimin e bordit drejtues të futbollit në lidhje me Fair Play Financiar.