AKTUALITET, 18 Gusht 2018, 10:49

Funerali shtetëror/ Italia përcjell viktimat e Xhenovës, mes tyre dy shqiptarë

Paraditen e sotme, është zhvilluar funerali shtetëror në Itali, për 18 nga viktimat që humbën jetën gjatë shembjes së urës në Xhenova. Numri i viktimave ka mbërritur në 38 deri tani. Një pjesë e familjarëve nuk kanë pranuar funeralin shtetëror, sepse bëjnë fajtor shtetin për tragjedinë.

Në funeralin shtetëror, janë edhe trupat e dy djemve shqiptar që humbën jetën në ngjarjen tragjike. Arkivolet e tyre kanë qenë të mbuluara me flamurit shqiptar.