TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një adoleshente yazidi, e cila i ishte shitur si skllave seksi Shtetit Islamik, duket se nuk ka mundur t'i shpëtojë tmerreve që ka përjetuar. Ajo tashmë jeton në Gjermani si refugjate, por personi që e kishte abuzuar dhe torturuar në Irak, e ka gjetur edhe në Gjermani.
Ashwaq, në një intervistë për BBC, rrëfen se në moshën 14 vjeçare ajo iu shit militantëve të ISIS për 100 dollarë. Ajo u përdhunuar dhe abuzua sistematikisht, derisa arriti të arratiset dhe tashmë jeton si një refugjate në Gjermani. Por, dhunuesi i saj, ish militanti i ISIS, jeton gjithashtu në Gjermani si refugjat. Një ditë ai e kishte parë Ashwaq dhe i kishte thënë se e dinte ku jetonte ajo dhe familja e saj.
Adoleshentja tashmë ndihet e pasigurtë dhe është larguar nga Gjermania.
Shumë prej ushtarëve të ISIS, u larguan nga Iraku dhe Siria dhe u bashkuan me turmat e refugjatëve, për të siguruar dokumentacion për të jetuar në vende të ndryshme të Europës.
/TPZ.AL/