AKTUALITET, 18 Gusht 2018, 12:32

Meta dhe Kryemadhi s’iu ndahen bjeshkëve, Presidenti tregon sa ditë kanë kaluar në ”përrallë”

Meta dhe Kryemadhi s’iu ndahen bjeshkëve, Presidenti tregon sa

Presidenti i vendit Ilir Meta dhe familja e tij kanë zgjedhur që pushimet e kësaj vere ti kalojnë maleve në bjeshkë.

Së fundi Meta ka ndarë foto me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe fëmijët, teksa shprehet se e gjithë zona e Prevallës është një përrallë e vërtetë.

Presidenti tregon se të 12 ditët që ka kaluar në këtë zonë kanë qenë njëra më e bukur se tjetra.

‘’Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjave të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë.

12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”, shkruan Meta ku ka bashkëngjitur edhe fotot e mëposhtme.