TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bisedimet për Adrien Rabiot dhe Ousmane Dembele janë duke vazhduar, teksa dje janë parë duke dalë nga një hotel Josep Maria Bartomeu dhe Nasser Al Khelaifi në Madrid
Disa presidentë të klubeve të Europës janë takuar në Madrid sonte në takimin e përvitshëm të Federatës se klubeve europiane.
Por, kamerat e AS kanë kapur një takim që ka zgjatur gjatë mes presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, Presidentit të PSG Nasser Al Khelaifi dhe Andrea Agnellit – president i Juventusit që janë parë duke u larguar nga Gran Melia Felix Hotel.
Takimi mes Al Khelaifi dhe Bartomeu në Gran Melia është bërë në mes të negociatave të tyre për fatin e Adrien Rabiot, që është synim i Barcelonës dhe Ousmane Dembele, për të cilin është e interesuar PSG.