LIFESTYLE, 1 Gusht 2019, 19:41

Reperi Capital T gati të publikoj këngën e re, bën pjesë të klipit modelen super seksi



Reperi i njohur Capital T është “duke korrur” shumë sukses me projektet e tij në muzik, pas bashkëpunimit me Elvana Gjatën , reperi ka njoftuar se e ka gati një super projekt tjetër. Përmes një video të publikuar në rrjete sociale reperi  ka zbuluar pak nga klipi i ri, i cili duket  “flak fare”.  Reperi ka zgjedhur që kësaj here protagoniste kryesore në klip të jetë ish-banorja seksi e Big Brother, Françeska Jaçe. Modelja shfaqet super seksi tekas del nga një pishinë e lagur, por vëmendje nuk tërhoqi vetëm fiziku i saj por dhe sytë. Pikërisht sytë e modeles ishin detaj kryesor pasi dhe projekti muzikor i Capital T do të titullohet “Sytë e tu”.
 
View this post on Instagram
 

4 GUSHT 19 ?? / 12:00

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Reperi ka zbuluar se kënga do të publikohet në datën 4 gushtë, fansave të reperit iu mbeten dhe pak ditë nga publikimi.