TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Botuesi i Koha Jonë, Nikollë Lesi ka shpërndarë ditën e sotme një foto, ku ishte së bashku me Andi Bushatin, Andi Bejtjan dhe Ylli Rakipin duke drekuar.
Lesi shkruante në Facebook se fotoja ishte e sotme dhe se ‘Andi Bushati ishte duke kurdisur diçka kundër Edi Ramës’.
Pas publikimi të kësaj fotoje, ka ardhur reagimi i njërit prej protagonistëve, Andi Bejtjes.
Ky i fundit ka publikuar një foto nga zyra e tij, duke thënë se ndodhej aty dhe se ajo që ka publikuar Nikollë Lesi është fotografi e vjetër.
Reagimi i plotë i Andi Bejtjas:
Nikollë Lesi Fake News
Nikollë Lesi ka botuar një ‘fake news’ sikur unë, ai Andi Bushati dhe Ylli Rakipi, po drekojmë që në 11 të mëngjesit, sipas tij duke thurur plane për përmbysjen e Qeverisë...
Kuptohet që foto është e shumë kohëve më parë...
Unë jam në zyrë pandashëm nga Nënë Tereza, duke u lutur bashkë me të mos na kapë tërmeti në zyre a në shpi, po o në det o në rrugë...