TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej kohësh Nora Istrefi dhe Robert Berisha po komentohen shumë në media pasi ka pasur thashetheme se martesa e tyre ka mbaruar.
Ndërkohë të tjerë thonë se çifti vazhdojnë bashkë.
Që kanë kaluar krizë martesore, kjo është e vërtet sepse edhe vetë Nora e pranoi e ftuar në "Xing me Ermalin", ku u shpreh se çdo çift ka ulje-ngritjet e veta.
Nora gjithashtu ka deklaruar se arsyeja pse ata grinden është moskorrektësia e saj në orare, gjë që e inatos Robertin.
“Roberti është më i saktë në orare, kurse unë e marr avash dhe nuk nxitoj. E kam veti”, tha Nora.
Edhe Roberti në "E diell" pak ditë më parë u ankua publikisht duke u shprehur se Nora vonohet shumë.
"3 orë është vonuar Nora në ditën tonë të dasmës” u shpreh Roberti “dhe ka zgjatur dasma deri në orën 5 të mëngjesit vetëm prej saj” tha me humor ai.
