TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Ram, i cili tashmë është drejtor i Përgjithshëm i klubit të Partizanit, prej kohësh është vënë në qendrër të akuzave të opozitës.
Madje, ditët e fundit, Olsi Rama është akuzuar nga opozita edhe si porositës i 613 kg kokaine, sekuestruar pak ditë më parë në Maminas.
Lidhur me këto akuza, Rama, i ftuar në emisionin ‘Rubrika Sportive’ është shprehur se nuk ka lidhje fare me to, duke shtuar se ato janë gjëra që sajohen nga opozita.
"Për sa i përket akuzave të fundit, që më lidhin mua me kokainën, janë sajesa, unë nuk kam lidhje. Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje. As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë”, u shpreh Olsi Rama.
Ai ka folur edhe për marrëdhënien që ka me kryeministrin e vendit, duke theksuar se nuk i ndërhyn në punët e tij, dhe as ai nuk përzihet në punët e Olsit.
“Marrëdhëniet me Edin? Unë se pyes atë për punët e tij, ai s'më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit në punë”, tha ai.
Një ndër personat që ka akuzuar më shumë Olsi Ramën, është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka vënë ata në krye të grupit të drogës së Xibrakës, laborator i zbuluar në Elbasan disa vite më parë.