AKTUALITET, 26 Qershor 2019, 09:16

FOTO/ Përleshjet në burgun e Koridhalos, policia greke zbulon arsenal 'armësh’


Gjatë një kontrolli në burgun e Koridhalos, policia greke iu gjeti të burgosurve një arsenal të madh armësh të ftohta.

Bastisjet kanë ardhur pas përleshjeve të ashpra që kanë ndodhur të martën në mëngjes, ndërsa të ndaluarit janë konfliktuar me thika.

Në vetëm pesë orë kontroll që u kryen në tre krahët e burgut të Koridhallos, u gjetën gozhda, shtiza, syze me kamuflazh si dhe thika të mëdha të improvizuara.