AKTUALITET, 26 Qershor 2019, 08:59

“Do pengoj zgjedhjet”, Bujar Kapexhiu i gatshëm të përballet me burgun: Kushtet janë rregulluar, aty jetohet mirë

“Do pengoj zgjedhjet”, Bujar Kapexhiu i gatshëm të


Pasi deklaroi se do të pengojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe se nuk donte të dilte jashtë shtetit, Bujar Kapexhiu vazhdon me deklaratat e tij të forta.

Në Ora News ai është shprehur sërish se është i gatshëm të bëjë burg, madje thotë se tani në burgje jetohet mirë dhe ushqimi është falas.

“Burgjet janë rregulluar shumë kam dëgjuar. Jetohet mirë. Ushqimi është gratis, me aktivitete mbushur.”, është shprehur ai.

Biseda në studio:

Kapexhiu: Në të vërtetë janë votime nuk janë zgjedhje. Votojnë PS me të vetët, ndoshta për të parë se sa kontigjentë ka, sepse për të zgjedhur aty nuk kanë çfarë të zgjedhin. Kanë vënë nga një person në çdo fletë.

Ata që do shkojnë nuk do të zgjedhin, por të imponuar do të vendosin votën për atë njeri.

Meço: Ju ka surprizuar numri i njerëzve të bashkuar me hashtagun e famshëm “edhe unë”, të asaj fushate që ju ka ju simbol të sajin?

Kapexhiu: Akoma më duken pak. Do doja shumë me tepër. Njerëzit kanë filluar të jenë të kthjellët dhe kanë filluar të kuptojnë drejt.

Meço: Jeni shprehur i gatshëm të bëni burg.

Kapexhiu: Burgjet janë rregulluar shumë kam dëgjuar. Jetohet mirë. Ushqimi është gratis, me aktivitete mbushur.

Çipa: Fjalët e dëgjuara nuk janë gjithmonë të vërteta.

Kapexhiu: Edhe propaganda që bëhet për burgjet është me shumë përmirësime.

Ne jemi në gjendje alarmante, jemi në krizë. Jemi në një kohë që kurrë nuk ka qenë ndonjëherë kështu.