AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 22:19

“Sa e ke rrogën moj”, degjeneron debati mes Maliqi-Voda: Me gjithë dieta, dy milionë. Ma ka caktuar VKM-ja

“Sa e ke rrogën moj”, degjeneron debati mes Maliqi-Voda: Me

Ditën e sotme në emisionin “Dritare me Rudinën” ka pasur përplasjes mes zv.ministres Romina Voda dhe deputetit Lefter Maliqi.

Teksa flisnin lidhur me masat e sigurisë me 30 qershor, ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Por debati mes tyre ka degjeneruar deri në përmendjen e rrogës.

DEBATI NË STUDIO:

Lefter Maliqi: Sa e ke rrogën moj? Ke kaluar në Vetingun ti?

Romina Voda: Saç ma ka caktuar VKM-ja

Lefter Maliqi: Pse nuk kalon në Veting ti moj, po shantazhon policët aty?

Romina Voda:Dy milionë i merr ti si deputet

Lefter Maliqi: Aq merr edhe ti

Romina Voda: Nuk është e vërtetë, me dieta dhe me të gjitha.

Lefter Maliqi: Është turp mos e përplasni policinë me popullin. Ju i çmendët shqiptarët.