AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 22:22

Dalin pamjet VIDEO: Rama iku me helikopter nga Kukësi

Dalin pamjet VIDEO: Rama iku me helikopter nga Kukësi

Pas përfundimit të takimit elektoral në aeroportin e Kukësit kryeministri Edi Rama është larguar me helikopter.

Takimi i Ramës ishte planifikuar të bëhej në qendër të qytetit të Kukësit, por për të shmangur përplasjet me mbështetësit e Partisë Demokratike të cilët protestonin, takimi u spostua në ambientet e aeroportit.

Mbështetësit e PD-së e mbyllën protestën menjëherë pas largimit të kryeministrit Rama nga Kukësi.