TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata politike në vendin tonë është shumë e nxehtë. Vetëm katër ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk ka munguar për këtë çështje edhe një debat mes Mark Markut dhe gazetares, Anila Basha në emisionin “Opinion”.
Mark Marku i ka thënë Anila Bashës teksa kanë biseduar për vjedhjen e votave, pse bërtet dhe ajo është shprehur se thjesht po i ngre tonin e zërit gjatë debatit.
Ndërsa Marku i është përgjigjur: “Shko bërtiti Ramës që vjedh vota. Lere se je gazetare, nuk je shërbëtore po lere tani. S’je kameriere e Ramës.
Për vjedhjen e votave Basha është shprehur se të gjithë ata që kanë vjedhur të dënohen.
Debati:
Mark Marku: Çfarë ke pse bërtet? Çfarë ke? Pse bërtet?
Anila Basha: Po ju bërtas sepse nuk të lini të flasësh.
Mark Marku: Kujt po i bërtet? Se unë nuk ju dëgjoj fare.
Anila Basha: Po ngre zërin se nuk po bërtas.
Mark Marku: Po ngre zërin pra, kujt po i bërtet?
Anila Basha: E pra nuk është e bërtitme.
Mark Marku: Po çfarë?
Anila Basha: Është e folur me ton.
Mark Marku: Shko bërtiti Ramës që vjedh vota. Lere se je gazetare, nuk je shërbëtore po lëre tashi. S’je kameriere e Ramës.
Anila Basha: Ata që kanë vjedhur votat le të dënohen sipas ligjit.
Mark Marku: Kush i dënon, pse nuk hapet procesi?
Anila Basha: Gjykata mo dhe prokuroria.
Mark Marku: Lërë tani se s’jeni në rregull.
Anila Basha: Po jo, se nuk flitet kështu.