TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama prezantoi në Tropojë kandidatin për kryetar bashkie, Rexhë Byberaj. Përpara mbështetësve socialistë, Rama sulmoi sërish presidentin Ilir Meta kur tha se i ka zënë vendin Nard Ndokës.
“Më mirë mos të të duan e në fund të ditës merren me ty, se sa mos të të kenë në hesap fare. Imagjinoni të jesh Fatmir Mediu çfarë sikleti, që nuk e ka njeri në hesap. Jo. Nardi është një nivel më lart, se ja ka zënë vendin Ilir Meta me fjalinë “shantazhin ndaj gjykatësve e pashë në fotografi”. Nard Ndoka, këtë nivel nuk kishte kapur.
Meqë ra fjala tek Ilir Meta, dy fjalë do i them; Ilir Meta ka marrë përsipër molotovët institucionale, ka marrë përsipër të gjuajë me molotov dekretesh zgjedhjeve, ti gjuaje me molotov fjalësh ndërkombëtarët. E patë si tha, nuk kam anuluar zgjedhjet në Amerikë që të merrem me Amerikën, as në Itali që të merrem me Italinë. Ça t’i bësh, është ky vend që e rrotullon e rrotullon dhe e nxjerr nga një Haxhi Qamil”, tha Rama.