TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi vazhdon krizën e errët të fillimit të vitit dhe tashmë është e dukshme që nën drejtimin e Luçiano Spaletit skuadra zikaltër nuk po arrin të sigurojë më rezultate, ndaj pritet shkarkimi i tij.
Pas disfatës në kampionat me Torinon, sot erdhi një tjetër goditje më e rëndë, pasi u mund në shtëpi nga Bolonja, një skuadër për mbijetesë e cila vetëm pak ditë më parë kishte ndërruar vetë trajnerin e saj.
Gjithçka u vendos nga goli i paraguaianit Santander në pjesën e parë, ku Interi në fakt kishte rrezikuar disa herë portën e Bolonjës para se të gjendej në disavantazh.
Por pas atij goli, skuadra nuk shfaqi forcë për të reaguar dhe ide të qarta loje, duke pësuar humbjen e gjashtë në këtë sezon dhe rrezikuar edhe një herë që të arrihet nga ndjekësit në luftën për vendin tretë në kampionat.
Pas kësaj humbje, e ardhmja e Spaletit duket e vulosur, ndërsa në mediat italiane qarkullon që tani emri i Antonio Kontes si zëvendësuesi i tij në pankinën e zikaltërve.