AKTUALITET, 18 Maj 2020, 18:02

FOTO-LAJM/ Protestuesit mbushin Bulevardin, policët i fotografojnë nga tarraca e Ministrisë së Brendshme

Bulevardi para Ministrisë së Brendshme është mbushur sot nga protestuesit e ndryshëm që i janë bashkuar thirrjes së Aleancës për Teatrin.

Nga fotot e siguruara nga "Panorama", brenda protestës ka rënë në sy prania e shumë efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët nga tarraca e Ministrisë së Brendshme fotografojnë dhe filmojnë qytetarët e pranishëm në tubim.

Protesta e sotme që nga fillimi e në vazhdim nuk është shoqëruar me akte dhune apo konfrontime, por ajo ka qenë paqësore.

Masa të tilla sigurie janë parë edhe në protestat e tjera para Kryeministrisë, ku nuk kanë munguar edhe snajperat.