BOTA, 11 Mars 2020, 12:40

Italia renditet e dyta, lista e 11 vendeve më të “pushtuara” nga koronavirusi në botë

Italia renditet e dyta, lista e 11 vendeve më të


Koronavirusi është përhapur gjerësisht në të gjithë botën, ku çdo ditë numri i viktimave dhe të infektuarëve rritet, duke krijuar panik tek popullsia e çdo vendi që preket nga koronavirusi.

Në rang global janë regjistruar 4200  viktima ku pjesa më e madhe janë në Kinë, vend i parë ku shpërtheu virusi, e tashmë është në një gjendje më të stabilizuar, ndërsa 110,389 janë të infektuar në mbaë botën.

Sipas bilanceve zyrtare të nxjerra nga çdo qeveri e prekur, Kina është edhe vendi i parë më i infektuar në botë, ku numërohen 80.956 raste. Menjëherë pas Kinës, vjen Italia me 10.149 raste të konfirmuara me koronavirus.

Ndonëse numri i viktimave dhe të infektuarëve është teje i lartë, kanë arritur të shërohen totolisht nga koronavirusi 66,583. Theksojmë se mes këtyre 66,583 personave të shëruar, mbi  61,400 pacientë janë regjistruar në Kinë të cilët janë kthyer në shtëpi të shëruar plotësisht.

Tashmë që Kina është në një gjendje më të stabilizuar, Italia dhe Irani janë vendet më të  gjunjëzuara nga ky virus vdekjeprurës.

Nga raportet e qeverive përkatëse që janë bërë publike, më poshtë janë 11 shtetet që kanë rastet  më të larta si të viktimave dhe të infektuarëve nga koronavirusi:

Kina: 80,785 të infektuar, 3,158 viktima

Italia: 10,149 të infektuar, 631 viktima

Irani: 8,042 të infektuar, 291 viktima

Korea e Jugut: 7,755 të infektuar, 60 viktima

Gjermania: 1,296 të infektuar, 2 viktima

Japonia: 1,264 të infektuar, 19 viktima (përfshirë edhe 696 raste të lidhura me anijen Diamond Princess)

Spanja: 1,204 të infektuar, 28 viktima

Franca: 1,116 të infektuar, 30 viktima

SHBA: 1,000 të infektuar, 31 viktima

Britani e Madhe: 382 të infektuar, 6 viktima

Irlanda: 382 të infektuar, 4 viktima