TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 55-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka përdhunuar një adoleshente me të meta mendore.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë në periferi të Tiranës, ku 55-vjeçari mendohet se ka joshur dhe më pas dhunuar seksualisht një 17-vjeçare.
Denoncimi është bërë nga vetë vajza, ndërsa policia më pas ka arrestuar menjëherë 55-vjeçarin.
Por kjo nuk është e vetmja ngjarje e tillë që ka ndodhur kohët e fundit. Vetëm pak kohë më parë dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçar. Atyre u është bashkuar edhe një 45-vjeçar. Një 7-vjeçare nga Durrësi ishte përdhunuar në një shkollë nga një 18-vjeçar dhe një i mitur.
Një 18-vjeçar me probleme të shëndetit mendor u dhunua seksualisht nga një burrë, i cili i kërkoi ta shoqëronte në shtëpi në këmbim të 2 mijë lekëve të vjetra.
Po ashtu, rasti i Kavajës, tronditi opinionin publik pasi një grup djemsh të mitur kishin përdhunuar shoqen e tyre të klasës. Pas publikimit u mësua se vajza ishte nën presionin e shantazhit të të rinjve, për një video intime të saj me një djalë me të cilin kishte lidhje dashurore.