AKTUALITET, 14 Mars 2019, 11:53

FOTO/ Digjet një makinë në Sukth

Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme tek mbikalimi i Sukthit në Durrës.

Mjeti me targa AA 728 OI ka marrë flakë në ecje e sipër. Dyshohet se shkak ka qenë një defekt në makinë.

Nuk dihen arsyet e djegies së makinës, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat.