LIFESTYLE, 26 Qershor 2020, 17:54

Në episodin e fundit të “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj bën të lumtur Arbanën. I sjell në studio babanë, moderatorja shtatzënë emocionohet nga surpriza

Në episodin e fundit të “Dua të të bëj të

Mbrëmjen e së shtunës së ardhshme në emisionin Dua të të bëj të lumtur, nuk do lumturohen vetëm personazhet e ftuar mirëpo dhe vetë moderatorja, Arbana Osmani. Në puntatën e fundit është menduar nga stafi dhe regjizori i emisionit, Eduart Grishaj që të sjellin në studio babanë e Arbanës. Teksa moderatorja po ftonte personazhin e radhës në skenë ka hyrë i ati. Arbana e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur, surprizohet nga ardhja e babait. ‘Te shtunen, episodi i fundit i “Dua te te bej te lumtur” ku ndersa une prisja te hynte nje nga personazhet e emisionit, stafi i programit me kishte sjelle surprize, per here te pare ne nje studio televizive se bashku, Babain tim’, shkruan Osmani.
Kujtojmë se sezonin e kaluar e njëjta surprizë u bë për Arbanën veçse të ftuar kishte gjyshërit e saj