AKTUALITET, 29 Prill 2019, 23:26

Qori "hedh bombën": Janë kushtet që studentët të shpërthejnë sërish

Qori "hedh bombën": Janë kushtet që studentët

Pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori tha se, tani janë kushtet objektive që studentët të rishpërthejnë.

Këtë deklaratë Qorri e bëri në studion e “360 Gradë” në RTV Ora.

Pjesë nga biseda në studio: 

Zheji: Me studentët çfarë do të bëhet. Në qershor i mbarojnë studimet. Do të dalin prap në protestë.

Qori: Askush nuk e di kur do rishpërthejnë studentët.Unë mendoj që, janë kushtet objektive që ata të rishpërthejnë. Protesta e studentëve e ka pasur këtë të mirë dhe të keqe njëkohësisht. Janë spontane dhe nuk i fishkëllen dot njeri. Gjithçka është qesharake. Shqetësimet e studentëve janë po aty.  Po, kur fushën e zenë elefantët, shtresa e tretë më të papërfaqësuarit tërhiqen.